Live

Bad News Eagles sot zhvillojnë duelet e radhës

10:29 / 14 Mars 2023

Nga Kosova Live

Ekipi nga Kosova i CS:GO, Bad News Eagles, zhvillojnë sot duelet në dy gara të ndryshme.

Së pari nga ora 12:30 në kuadër të “BetBoom Playlist Urbanistic 2023”, sinnopsyy, rigoN, juanflatroo, gxx- dhe SENER1, ballafaqohen me ekipin francez HEET.

Në këtë garë është ende duke u zhvilluar faza e grupit, ku 8 ekipet më të mira nga 16 gjithsej sa marrin pjesë, kualifikohen tutje.

“Shqiponjat” kosovare nga tri ndeshjet e para i kanë dy fitore dhe një humbje.

Ndërsa në mbrëmje me fillim nga ora 19:00, Bad News Eagles ballafaqohen me ekipin portugez, SAW, në kuadër të “ESL Challenger League Season 44 Europe”.

Shpërndaje në

U Kopjua