Live

Botërori i Klubeve, zyrtarizohet formati i ri me 32 skuadra

21:31 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka qenë gjithmonë fanatik i idesë që në Botërorin e Klubeve të ketë shumë skuadra.

Sot në këshillin e shtëpisë më të madhe të futbollit në botë është miratuar një projekt që do të marrë jetë në qershor-korrik 2025.

Do të jenë 32 ekipe që do të marrin pjesë në garë dhe shpërndarja do jetë si më poshtë:

AFC (Azia) 4 klube
CAF (Afrika) 4 klube
Concacaf (Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibet) 4 klube
CONMEBOL (Amerika e Jugut) 6 klube
OFC (Oqeania) 1 klub
UEFA (Europa) 12 klube
Vendi organizator 1 klub

Botërori i Klubeve për vitin 2023 do të mbahet në Arabinë Saudite, turne ky i programuar të luhet nga 12 deri në 22 dhjetor.

Shpërndaje në

U Kopjua