Live

Çmimi “Puskas”, tre kandidatat dhe një me aftësi të kufizuara

21:29 / 10 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Riçarlison, Pajet dhe Oleksi, janë tre kandidatët për çmimin e FIFA-s “Puskas”, vlerësimi për golin më të mirë të vitit 2022.

Braziliani është kandidat për golin e madh të shënuar me kombëtaren e tij ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Nëse fitojnë, do të ishte çmimi i tretë për një lojtar të Totenham pas Erik Lamelës dhe Son.

Pajet është në garë për gjuajtjen potente nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh në ndeshjen e Marsejës kundër PAOK.

Në fund është Marçin Oleksi, një lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë dhe arriti të shënojë me një goditje të pabesueshme fluturimthi në një ndeshje futbolli mes lojtarëve pa njërën këmbë.

Shpërndaje në

U Kopjua