Live

Messi me shokë sonte kundër Australisë, duan çerek-finalen

08:26 / 03 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sot fillon faza e 1/8-së finales në Kupen e Botës.

Mbrëmë u mbyll cikli i fazës së grupeve, shkruan kosovalive.net

Ndeshja e parë e fazës eliminatore do jetë mes Holandës dhe SHBA-ve nga ora 16:00.

Dy kombëtaret rikthehen në këtë fazë garash pas shumë vitesh mungesë.

Tek Holanda, Frimpong është në dyshim, kurse tek SHBA-të Sargent.

Fituesi i kësaj ndeshje do përballet në çerek-finale me Argjentinën apo Australinë.

Në ora 20:00 do zhvillohet ndeshja mes Argjentinës dhe Australisë.

Tek argjentinasit në dyshim për këtë ndeshje është Angel Di Maria që pati probleme me një lëndim në ndeshjen e fundit./kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua