Live

Shqiponjat e pësojnë humbjen e dytë në Paris

13:53 / 14 Maj 2023

Nga Kosova Live

Ekipi shqiptar i Kosovës, Bad News Eagles e ka pësuar edhe humbjen e dytë në “Legends Stage” në Majorin që po mbahet në Paris.

Shqiponjat humbën nga Apeks, me rezultat 6-16 në mapën “Ancient”.

Për Apeksin kjo është fitorja e dytë, teksa për BNE-në është humbja e dytë, krahas një fitoreje.

Ekipi shqiptar do të vazhdojë garimin në këtë turne, por që ka edhe dy mundësi – detyrimisht i duhet fitorja për të ecur tutje në “Champions Stage”. 

Shpërndaje në

U Kopjua