Live

Eliminimi nga Kupa e Botës, Shaqiri u kërkon falje tifozëve

08:40 / 07 Dhjetor 2022

Nga admin

Përfaqësuesja e Zvicrës me në krye dyshen shqiptare, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë eliminuar nga Kupa e Botës në 1/16 e finales nga Portugalia e cila triumfoi thellë dhe siguroi “biletën” për çerekfinale.

“Helvetikët” u mposhtën 6:1 nga kombëtarja iberike.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri pas ndeshjes u ka kërkuar falje tifozëve zviceran.

“Jemi shumë të zhgënjyer. Në emër të ekipit, u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të zakonshme. Ne kemi plane të mëdha. Por ky është futbolli, herë pas here tregohen limitet. Kështu ishte edhe sot. Ne e humbëm lojën në raundin e parë dhe më pas ju po ndiqni lojën. Ju gjithashtu duhet të përgëzoni portugezët për golat, por rezultati ishte padyshim shumë i lartë”, tha Xherdan Shaqiri pas ndeshjes, njofton Blick.ch, transmeton Demokracia.com.

Xherdan Shaqiri u paraqit për 90 minuta në këtë duel, duke krijuar në rast të mirë shënimi në pjesën e parë nga gjuajtja e lirë.

Shpërndaje në

U Kopjua