Live

Trajneri i Kosovës, Alan Giresse së bashku me Macronin duke ndjekur ndeshjen Francë – Maroku

20:55 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Trajneri i Kosovës, Alan Giresse, ndodhet në Katar, ku është duke e ndjekur nga afër ndeshjen gjysëmfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokos.

Giresse është duke e ndjekur ndeshjen së bashku me Presidentin e Francës, Emannuel Macron dhe Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Franca është duke udhëhequr me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Theo Hernandez.

Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Al-Bayt”, dhe fituesi luan në finale me Argjentinën.

Shpërndaje në

U Kopjua